19 Prill 2024

KFOR-i hap zyre në Junik

Prishtinë, 27 tetor - Sot në Junik, Detashmenti i Përbashket Rajonal - Qendër (JRD-C) do të zhvillojë ceremoninë e inaugurimit të "Zyrës së re fushore" te Ekipit Ndërlidhës Monitorues (LMT).

Edhe Komuna e Junikut ka njoftuar të gjithë qytetarët e Komunës së saj, se do të hapet zyra për qytetarë nga KFOR-i Italian.

“Zyra është e hapur për qytetarë nga e Hëna deri të Premten. Zyra gjendët në objektin e vjetër të ish zyrës së ofiqarisë në komunën e Junikut”, thuhet në njoftimin e Komunës së Junikut.

Zyra e re fushore do të jetë pika kryesore e kontaktit e KFOR-it për publikun e gjerë në Zonën e Junik-ut si dhe do t’i japë një vlerë shtesë bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve lokale, duke konfirmuar marredhëdhënien e fortë dhe të thellë ndërmjet të gjitha institucioneve në Kosovë, atyre ushtarake dhe civile.

Zyra gjithashtu do të jetë një vend ku të mbahen takimet në nivel lokal me banorët, udhëheqësit e fshatrave, OJQ-të, FSK-në, udhëheqës politik, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)