25 Prill 2024

Hyseni e Braathu dakordohen të vazhdojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së  Kosovës, Skender Hyseni  ka pritur në takim, Ambasadorin e  ri të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, të cilin e uroi për postin e ri dhe i ofroi përkrahjen e plotë të tij në përmbushjen e misionit të kësaj organizate në Kosovë.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe misionit të OSBE-së në Kosovë dhe të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe intensifikohet edhe në të ardhëm.

Me këtë rast ministri Hyseni vuri në dukje përkrahjen që ka dhënë OSBE në konsolidimin e demokracisë në Kosovë, sidomos përkrahjes që i ka dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme në realizmin e synimeve të saj, sa i përket zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)