26 Prill 2024

FSK, Gardës e Ajovës dhe Ushtria Amerikane garojnë në vrapim

Prishtinë, 20 tetor - Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar për garën në atletikë - krosin në vrapim të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gardës Kombëtare të Ajovës dhe  të Ushtrisë Amerikane për Evropë, i cili do të mbahet nesër.

Ceremonia fillestare mbahet në Sheshin "Skënderbeu" prej nga fillon edhe shtegu i vrapimit i cili vazhdon deri tek rreth rrotullimi afër shkollës së mesme të mjekësisë "Dr. Ali Sokoli" në Prishtinë.

Në garë do të jenë 300 ushtarak nga FSK, Garda e Ajovës dhe Ushtria Amerikane për Evropë dhe se në fund do të shpallen rezultatet e krosit ,,Së bashku për paqe’’.

Gara sportive  do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve paraprijëse të Ushtrimit fushor ,,Shqiponja 5’’ të FSK-së i cili do të mbahet në fund të këtij muaji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)