23 Prill 2024

Diskutohet performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial

Prishtinë, 30 shtator - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ju fton të merrni pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Rezultatet dhe sfidat në sistemin e drejtësisë në Kosovë: Çfarë mund të bëjmë ndryshe?”.

Kjo Tryezë Diskutimi ka për qëllim të diskutoj performancën e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Ky diskutim, ndër të tjera, ka për qëllim të identifikoj ngecjet dhe të vë në pyetje nëse pakoja e fundit ligjore ka kontribuar në rritjen e efektivitetit dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojë Indeksin e parë të  Performancës së Sistemit të Drejtësisë në Kosovë (RoLPIK), i cili do shërbejë si mjet për të demonstruar trendin e performancës, efikasitetin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial.

Gjithashtu, RoLPIK, duke u bazuar në indikatorët struktural dhe ato të përceptimit, do të shërbejë si një platformë e hapur e të dhënave që ofron informacione të detajuara rreth kënaqshmërisë së qytetarëve mbi  punën e institucioneve të sundimit të ligjit.

Në vazhdim, RoLPIK ofron informata të përbëra nga të dhëna zyrtare që vënë në dukje nivelin efikasitetit, pavarësisë dhe efektivitetit të institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Për më tepër, përmes RoLPIK-ut, GSJP tenton të krijojë një mekanizëm të qëndrueshëm që do të shërbejë si mjet për monitorimin dhe vlerësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)