16 Prill 2024

Vlerësohet ecuria e bashkëpunimit në rrugën e Kosovës drejt Integrimit Evropian

Prishtinë, 29 Shtator – Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim njoftues Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, i shoqëruar nga Konzulli, Csaba Gergely. Ministrja Hoxha, shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë.

Në takim, Ministrja Hoxha falënderoi Ambasadorin Markusz për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në kuadër të sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Hungarisë në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë. Me ç’rast, Ministrja Hoxha u zotua për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë të Hungarisë dhe Institucionet Hungareze, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal, dhe në ndarjen e përvojave të mira në procesin e Integrimeve Evropiane me shtetin mik Hungarezë.

Ambasadori Markusz, shprehu mirënjohjen e tij për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit Hungarezë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofroi ndihmë në rrugën e integrimit evropian, duke vlerësuar se integrimet evropiane janë e vetmja rrugë për Republikën e Kosovës dhe se Republika e Hungarisë është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë në sektorin e drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)