26 Prill 2024

Arrestohet një person

Prishtinë, 28 shtator - Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale marrje me fajde.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull/shqiptar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘fajde’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 4.635.00 euro para të gatshme, 6 armë të shkurta dhe 2 armë të gjata, tri aparate shtëpiza të lojërave si dhe disa dokumente dhe kontrata të ndryshme që lidhen me vepra penale të dyshuara. “I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar edhe rasti ‘armëmbajtje pa leje’”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)