19 Prill 2024

Hodges: FSK e gatshme pret për transformim

Prishtinë, 27 shtator - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur sot në  takim zyrtar komandantin e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges.

Fillimisht gjeneralët Rama dhe Hodges, me bashkëpunëtorët e ngushtë, kanë zhvilluar një takim dhe më pastaj kanë vazhduar me takimin e përbashkët  të  zgjeruar, të dy delegacioneve.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e ka njoftuar gjeneralin Hodges me të gjitha të arriturat e FSK-së, si dhe përgatitjet për transformimin e FSK-së në Forca të armatosura të Kosovës(FAK).

Gjithashtu, gjenerali amerikan Hodges ka shprehur mbështetjen për FSK-në, në vizionin e saj, duke ofruar përkrahje për nevojat më specifike në rrugën e zhvillimit dhe profesionalizimit të mëtejshëm.

Për gjeneralin Hodges dhe delegacionin amerikan, në Ministri, në një takim të gjerë, nënkolonel Agron Bajrami prezantoi temën: ,,FSK dhe procesi i transformimit të saj’’,   si dhe kolonel Ilir Qeriqi i cili informoi për bashkëpunimin ndërkombëtare me vendet tjera dhe partneritetin e ndërtuar me sukses deri më tani.

Komandant i Komandës së Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë, gjenerallejtënant  Ben Hodges së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahaman Rama, pas vizitës në MFSK, kanë qëndruar edhe në kazermën “Adem Jashari” gjegjësisht në Qendrën e Studimeve Universitare të FSK-së, ku u prit nga komandanti i QSU-së,  major Avni Kiqina.

Gjenerali Hodges para kadetëve të FSK-së, në Qendrën për Studime Universitare mbajti një ligjëratë dhe bashkëbisedoj lirshëm me kadetët tanë.

Ai ka lavdëruar punën e FSK-së dhe udhëheqjen e saj, duke thënë se të rinjtë në FSK edhe pse kanë pas mundësinë për zgjedhje të ndryshme në jetë, ata kanë zgjedhur që t\'i shërbejnë vendit për një të ardhme më të ndritur.

Veç tjerash, Ai tha se talentin që ka parë te këta pjesëtarë, ka bërë që ai të jetë optimist për Kosovën, duke theksuar që FSK-ja do jetë ajo që do ta zhvillojë shtetin e Kosovës.

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges pas ligjëratës të mbajtur me kadetët e Qendrës për Studime Universitare të FSK-së, në një konferencë për media, ka thënë se kadetët të cilët i ka takuar janë e ardhmja e Kosovës.

Më tej, gjenerali Hodges deklaroj, se“Dua që të shikoni prapa meje. Kjo është e ardhmja e Kosovës. Këta djem dhe vajza të jashtëzakonshëm këtu të cilët edhe pse kanë pasur zgjedhje të tjera kanë dalë vullnetarë për të kontribuar për vendin e tyre. Në SHBA ushtria ka pasur impaktin më të madh për të bashkuar njerëzit. Po ashtu mendoj që nën udhëheqjen e gjeneral Ramës, dhe këtë kapacitet që keni këtu, FSK-ja do të zhvilloj Kosovën”.

Gjithashtu, gjenerali Hodges për FSK-në u shpreh “Çfarë unë kam parë nga ushtarët e FSK-së është impresive. Dje në Shqipëri në ushtrimet që i kemi bërë së bashku, kam parë ushtarë të rinj që janë të përgatitur dhe të motivuar. Mendoj që tashmë keni bërë disa aktivitete shpëtuese në Shqipëri, andaj tashmë ju keni marrë një vendim për transformimin, ta mbështes edhe Parlamenti. Kur të jetë koha, gjeneral Rama tashmë e ka bërë punën e tij dhe kur të merret vendimi politik, FSK-ja do të jetë gati. Dua të inkurajo; që ju në Kosovë të shfrytëzoni secilën mundësi që të shkolloheni udhëheqësit e së ardhmes sikur këta kadetë këtu” ka përfunduar fjalën e tij, gjenerali amerikan Hodges.

Komandanti i Komandës së Ushtrisë së SHBA-ve për Evropë gjeneral Hodges i shoqëruar nga komandanti i FSK, gjeneral Rama dhe delegacionet e tyre kanë vizituar Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotin, ku nga komandanti i saj, kolonel Shaip Haziri janë njoftuar me misionin detyrat dhe kapacitetet operacionale të njësive të specializuara të Regjimentit të Mbrojtjes Civile si dhe rreth përgatitjeve për përurimin e  Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Regjimentit të Mbrojtjes Civile, e cila do të zyrtarizohet nesër.

Në stacionin e Kërkim–Shpëtimit urban, vetë gjenerali Hodges mori rolin e një të aksidentuari, siç tha edhe vet Ai, për të provuar aftësitë dhe pajisjet e FSK-së. Pas sprovës ai deklaroj që: ,,Unë i provova vet aftësitë dhe pajisjet tuaja duke pas besim në aftësitë tuaja, pajisjet dhe profesionalizmit tuaj”.

Kjo është hera e dytë që gjeneral amerikan Ben Hodges viziton Kosovën dhe hera e parë që ka vizituar  Ministrinë për FSK dhe FSK-në

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)