29 Mars 2024

Konfiskohen 35 kg substancë narkotike dhe arrestohet një person

Prishtinë, 27 shtator - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,  në vazhdën e parandalimit,  hetimit dhe luftimit të kontrabandimit me substanca narkotike, dje, ka përgatitur  dhe realizuar një Plan Operativo-taktik i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike.

Gjatë realizimit të këtij plani në një Pikë Kontrolli të Automjeteve të vendosur nga Policia e Kosovës, një veturë e dyshuar me targa vendore ka tentuar t’i i shmanget kontrollit policor. Policia menjëher ndermerr veprimet e nevojshme operacionale dhe arrin ta ndalon veturën e dyshuar në hyrje të Podujevës,  ku gjatë kontrollit  gjen dy çanta të mëdha me 35 kg  substancë e dyshuar narkotike e llojit mariuhanë.

Për rastin është njoftuar  prokurori kujdestar dhe me vendim të tij, i dyshuari mashkull K/Shqiptar: viti i lindjes (1990) është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar lënda: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 i kodit penal të RKS-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)