29 Mars 2024

KFOR dhe EUFOR zhvillojnë ushtrim të përbashkët afër Banja Llukës

Prishtinë, 27 shtator - Zyra për marrëdhënie me publikun në KFOR ka njoftuar se në fund të shtatorit do të mbahet ushtrimi “Reagim i shpejtë 2016” në rajonin Manjaça, afër Banja Llukës.

Ky ushtrim sipas KFOR paraqet një mundësi për të integruar ushtrimin dhe planifikimin e kompetencave në mes të KFOR-it dhe EUFOR-it, të cilat do të rrisin aftësinë e tyre për t‘u vendosur me shpejtësi, kurdo që ato të thirren.


Ushtrimi do të mbahet me mbi 500 ushtarë nga EUFOR-i, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, Austrinë, Hungarinë dhe forcat e KFOR-it nga Kompania Portugeze/ Hungareze për Rezerva Taktike  (KTM). Ushtrimi do të zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës.
 
Këta ushtarë do të kenë mundësi të zgjerojnë njohuritë dhe përvojën e tyre në shumë fusha, duke përfshirë Largimin e Mjeteve Shpërthyese dhe Operacionet Joluftarake  të Evakuimit (NEO).

Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Fungo, ka thënë së pas shumë muajsh të planifikimit dhe koordinimit ndërmjet KFOR-it dhe EUFOR-it, trupat do të jenë pjesë e një stërvitjeje rajonale të këtij lloji.

\"Ky ushtrim padyshim do të sfidojë të gjitha trupat dhe stafin pjesëmarrës, dhe kjo është pikërisht ajo që ne duam, që burrat dhe gratë e KFOR-it, të cilët kam privilegjin t’i komandoj, janë të trajnuar dhe ushtruar në mënyrë aktive për çdo zbarkim  të mundshëm tani dhe në të ardhmen.\"

\"Ajo mbetet një nga pikat e forta kryesore të KFOR-it dhe NATO-s që ne i kemi demonstruar në vazhdimësi, realizimin e shkëlqyer që mund të arrihet në mes të të gjitha kombeve partnere nëprmjet  një fryme të bashkëpunimit të përkushtuar dhe aktiv”, ka theksuar Gjeneral Major Fungo.

KFOR-i është i përbërë nga një forcë mirë- e ekuilibruar, si kinetike dhe jo-kinetike, nga 31 kombe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)