25 Prill 2024

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë kundër B.H dhe L.D

Gjilan, 26 shtator - Prokuroria Themelore në Gjilan Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren, kundër dy të pandehurve, B.H dhe L.D., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale: keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni  422 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe frikësimi gjatë procedurës penale nga neni  395 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, B.H. nga muaji korrik i vitit 2013 deri më 22 janar 2015, në cilësinë e personit zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe djalin e tij, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, nuk i ka përmbush detyrat e tij zyrtare, me çka ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni  422 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, i pandehuri i dytë, L.D., më 08.04.2016, me anë të premtimit e ka nxitur personin tjetër që të përmbahet nga dhënia e deklaratave, në mënyrë që të tërhiqet nga dhënia e deklaratave që i ka dhënë në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren, se i pandehuri i parë B.H., ka kërkuar 5.000 euro, me çka ka kryer veprën penale frikësimi gjatë procedurës penale nga neni  395 të KPRK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)