29 Mars 2024

Gjeneral Miglietta i dorëzon Komandën e KFOR-it Gjeneral Fungo

Prishtinë, 1 shtator - Sot në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Kampin “Film City” mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Gjeneral Majorit në largim Guglielmo Luigi Miglietta dhe Gjeneral Majorit në ardhje Giovanni Fungo.  

Gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta mori detyrën e koamandantit të KFOR-it në 7 gusht 2015 nga gjeneral major Franqesko Paolo Figliuolo, i cili nga 3 shtatori 2014 pasoi Gjeneral Majorin Salvatore Farina.

Të tre këta komandantë të KFOR-it janë italianë dhe pasonin Gjeneral Majorin gjerman Volker Halbauer, i cili në 7 shtator 2012 mori detyrën e komandantit të KFOR-it, për të katërtën herë radhazi një gjeneral i Bundesverit.

 KFOR thekson se Forca e Kosovës, siç është përcaktuar me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, do të vazhdojë që në mënyrë të paanshme të përparojë një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të ruajë lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën, duke siguruar stabilitet dhe ofruar siguri në Kosovë për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)