25 Prill 2024

Miglietta: Siguria në Kosovë e qetë, por e brishtë

Prishtinë, 29 gusht - Me rastin e ndërrimit të ardhshëm të komandës së KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta mbajti konferencë me gazetarë lidhur me aktivitetet e \"KFOR XX\" të ndërmarra gjatë mandatit të tij.

Miglietta ka vlerësuar sigurinë në vend duke thënë se në Kosovë situata është e qetë, por e brishtë.

Ai ka dënuar ngjarjet e djeshme në Mushtisht, ku tha se ngjarjet e tilla nuk e qojnë Kosovën askund, përveç se krijon një njollë të zezë mbi vendin.

Komandanti në largim ka dënuar edhe sulmet e fundit ndaj Kuvendit të Kosovës, dhe RTK-së,  si dhe sulmin e fundit ndaj shtëpisë së drejtorit të televizionit publik, Mentor Shala.

Duke folur për protestën e një shtatorit e cila pritet të mbahet për të kundërshtuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, Miglietta tha KFOR-i është reaguesi i tretë pas Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it.

Andaj, sipas tij, KFOR-i është i gatshëm të reagojë nëse është e nevojshme.

I pyetur nga gazetarët për demarkacionin me Malin e Zi, ai tha se kjo është një çështje e brendshme e vendit, por se theksoi se në mars të këtij viti, me kërkesën e ish presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, KFOR-i ka ofruar hartat e kufijve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)