19 Prill 2024

Ministrja Hoxha ofron përkrahje të parezervë për noterët

Prishtinë, 26 gusht – Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Kryetaren e Odës së Noterëve të Kosovës znj. Arbena Shehu, e shoqëruar nga Aliriza Beshi, Nënkryetar dhe Erdon Gjinolli, Udhëheqës i Shërbimit Administrativ.

Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetaren e Odës së Noterëve për angazhimin dhe punën e deritanishme në funksionimin e këtij institucioni, me theks të veçantë rolin e noterëve në ekzekutimin dhe zvogëlimin e lëndëve në gjykata, njëherësh shfaqi përkushtimin e saj për fuqizimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Në takim, znj. Shehu informoi Ministren Hoxha për punët, planet dhe objektivat e këtij institucioni si dhe sfidat me të cilat përballen noterët, ndërsa kërkoi nga ministrja që koordinimi dhe bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.

Me këtë rast, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale në tejkalimin e sfidave, ndërsa kërkoi që transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti të jenë prioritete kyçe në planifikimin e punëve.

Në takim, ministrja Hoxha, me theks të veçantë kërkoi që të vazhdohet edhe më tutje shtrirja e noterëve në tërë territorin e vendit dhe inkurajoi që të respektohen dhe fuqizohen edhe më shumë kriteret kualifikuese me qëllim të rritjes së kredibilitetit dhe efikasitetit të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)