29 Mars 2024

Aktakuzë për Ryshfet dhe të Ushtrim të Ndikimit

Prishtinë, 26 gush – Sot një prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër tre (3) të pandehurve. Një nga të pandehurit, është një punëtor i Gjykatës Supreme, akuzohet për veprën penale të Marrjes së Ryshfetit (neni 428, paragrafi 2, i Kodit Penal të Kosovës) dhe atë të Ushtrimit të Ndikimit (neni 431, paragrafi 1, i Kodit Penal të Kosovës).  Të pandehurit e tjerë akuzohen për Dhënie të Ryshfetit (neni 429, paragrafi 2, i Kodit Penal të Kosovës) dhe Ushtrim të Ndikimit (neni 431, paragrafi 2, i Kodit Penal të Kosovës).


Aktakuzën e ka ngritur një Prokuror Ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas një hetimi kompleks të kryer nga Prokuroria e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)