23 Prill 2024

Mbahet takimi i radhës i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 29 korrik - Është mbajtur takimi i njëqindenëntëmbëdhjetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj.

Gjatë këtij takim Kryesuesi i Komisionit për Vlerësimin e Përformancës së Prokurorëve ka prezantuar raportin e vlerësimit të përformancës së 11 prokurorëve, ku pas diskutimeve të zhvilluara, anëtarët e KPK-së e kanë aprovuar raportin e Komisionit.

 

Po sot, anëtarët e KPK-së e kanë miratuar Rregulloren Nr.07/2016, për Procedurën Disiplinore për Anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Miratimit të kësaj rregulloreje i ka paraprirë prezantimi i saj nga Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative.

 

Në takimin e njëqindenëntëmbëdhjetë të KPK-së është bërë ndryshimi dhe plotësim i Rregullores Nr.01/2015, mbi Rolin dhe Veprimtarinë e Bordit Drejtues të projektit TIK/SMIL.

 

Anëtarët e Këshillit kanë marrë vendim të aprovojnë kërkesën për vazhdimin e mandatit edhe për dy vite për 17 prokurorë të EULEX-it, të cilët janë të angazhuar në kuadër të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, të cilët në procedurë të mëtutjeshme duhet të dekretohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës.

 

Po ashtu, Këshilli mori vendim për miratimin e kërkesës për emërimin e një prokurore të EULEX-it, e cila në procedurë të mëtutjeshme do të dërgohet për dekretim të Presidenti i Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)