19 Prill 2024

Hoxha dhe Daka të përkushtuar në ofrimin e përkrahjes institucionale

Prishtinë, 28 korrik – Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka.

Në takim, ministrja Hoxha falënderoi kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për angazhimin dhe punën e deritanishme, njëherësh shfaqi përkushtimin e saj për thellimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

Znj. Daka e informoi Ministren Hoxha për punët e deritashme, objektivat dhe sfidat me të cilat përballet KQZ-ja, ndërsa kërkoi nga ministrja që koordinimi dhe bashkëpunimi i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje.

Me këtë rast, ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dhe ndihmës institucionale në përballimin e sfidave, ndërsa kërkoi që transparenca, llogaridhënia, efikasiteti dhe informimi i qytetarëve të jenë prioritete kyçe në vazhdimin e punëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)