19 Prill 2024

Serbia synon t’i kthejë në Kosovë 11 mijë refugjatë nga Mali i Zi

Mitrovicë, 28 korrik - Gjatë një vizite të cilën kryetari i listës “Srpska”, Sllavklo Simiq, ua ka bërë refugjatëve serbë në Mal të Zi, këta të fundit kanë kërkuar të kthehen në Kosovë, “ndoshta jo në Gjakovë, Deçan e Pejë, por në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Graçanicë”.

Tani kur janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar punimet në ndërtimin e vendbanimit “Lugina e diellit”, serbët janë në kërkim të familjeve serbe që do të duhej të ktheheshin për të jetuar në këtë vendbanim, për të cilin Serbia investon mbi 5 milionë euro, shkruan “Zëri”.

Në këtë vendbanim me 300 shtëpi, ku do të vendosen 1500 serbë, kryesisht refugjatë që jetojnë në Serbi, por njëkohësisht edhe serbët e ikur nga Kosova e të cilët jetojnë jo vetëm në Serbi, por edhe në Mal të Zi, refugjatët serbë në Mal të Zi kanë kërkuar që të jenë pjesë e këtij projekti, të cilin shqiptarët e kanë cilësuar kolonizues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)