20 Prill 2024

Ministrja Hoxha merr përkrahje nga Ambasadorja Daviet

Prishtinë, 27 Korrik – Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës, Maryse Daviet.


Ambasadorja Daviet uroi Ministren Hoxha për detyrën e re dhe shfaqi përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm. Ministrja Hoxha e falënderoi znj. Daviet për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Francës në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë.


Ambasadorja Daviet shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e përbashkët në fushën e sundimit të ligjit. Po ashtu, gjatë takimit, ministrja Hoxha shprehu ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të viktimave në sulmin e fundit të ndodhur në Francë.

Ministrja theksoi se vlerat universale të të drejtave të njeriut, liria e shprehjes, liria e medias, liria e besimit fetar, janë vlera që bashkojnë shtetin e Kosovës me shtetin mik të Francës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)