20 Prill 2024

Ministrja Hoxha ofron mbështetje të plotë për kryeprokurorin Lumezi

Prishtinë, 27 korrik - Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj.

Në takim, ministrja Hoxha përgëzoi Kryeprokurorin Lumezi për angazhimin e vazhdueshëm për pavarësinë e sistemit prokurorial, ndërsa potencoi qëndrimet dhe përkushtimin e saj që Prokuroria do të ketë mbështetjen e fuqishme në funksionimin sa më të mirë të saj.

Lumezi, e njoftoi ministren Hoxha me të arriturat, sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet Prokuroria e Kosovës, ndërsa theksoi se është e nevojshme të bëhet ndryshimi i Kodit Penal dhe Procedurës penale të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në rritjen e efikasitetit të gjykatave dhe gjykimin e paanshëm.

Ministrja Hoxha deklaroi se është e përkushtuar në fuqizimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë, duke ofruar bashkëpunim dhe mbështetje të plotë. Ajo vuri në pah rëndësinë e transparencës në rritjen e efikasitetit, përgjegjshmërisë dhe luftimin pa kompromis të dukurive negative në drejtësi.

Bashkëbiseduesit e vlerësuan nevojën e krijimit të grupeve punuese për ndryshimet në Kodin penal dhe Kodin e Procedurës penale, trajtimin e disa fushave specifike me prioritet, me ç’rast ministrja Hoxha u zotua për ofrimin e ndihmës së plotë gjatë këtyre proceseve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)