26 Prill 2024

Arrestohen dy persona të dyshuar për bashkim në konflikte të armatosura

Prishtinë, 26 korrik - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Kundër Terrorizmit, e asistuar nga njësitë relevante policore, sot ka realizuar një operacion policor, në dy lokacione të ndara në rajonin e Pejës.

Gjatë operacionit policor në të dy lokacionet janë realizuar bastisje, me ç’rast janë arrestuar dy persona të dyshuar për vepra penale të sanksionuara në bazë të Ligjit nr. 05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit  të vendit nga  neni 3 paragrafi 4 i këtij neni, si dhe neni 147 “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” të KPK-së.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

E. M. i lindur me 1985 (m/sh/k) i dyshuar për veprën penale që ka të bëjë me ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit  të vendit.
    N. K. i lindur me 1983 (m/sh/k) i dyshuar për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”  të KPK-së, si dhe për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit  të vendit.

Gjatë bastisjes së realizuar nga njësitet policore në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar  disa materiale që janë relevante për këto dy raste.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari i parë është liruar në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit të dytë i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)