26 Prill 2024

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër A.D për terrorizëm

Prishtinë, 22 korrik - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit A.D., për shkak se ka kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143, paragrafi 2 i KPK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri A.D., gjatë periudhës kohore 18.11.2012 deri 18.05.2013 kishte marr pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist “Jabhat Al - Nusra” në Siri.

I pandehuri A.D., me datë 18.11.2012  së bashku me personat B.D., A.D., A.H. dhe B.K., nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kishin ateruar në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll të Turqisë, dhe më pas nga aty me aeroplan kanë udhëtuar deri në qytetin “Hatay” në Turqi.

Po ashtu, i pandehuri A.D., së bashku me personat B.D., A.D., A.H. dhe B.K., me një veturë Taxi kanë udhëtuar deri në qytetin “Reyhanli” pranë kufirit turko-sirian, ku kanë qëndruar disa ditë, dhe më pas me ndihmën e një personi nga Siria, përmes rrugëve ilegale, kanë depërtuar në territorin e Sirisë, në qytetin Tall Rifat.

Ndërkaq, i pandehuri A.D., është ndarë nga shokët e tij të lartcekur dhe është  takuar me vëllain e tij P.D., i cili gjendej në Siri, dhe më pas janë vendosur në një kamp ushtarak, diku afër qytetit Aleppo të Sirisë, të udhëhequr nga grupi terrorist “Al Nusra”.

I pandehuri A.D., pasi kishte kryer ushtrimet fizike dhe gjuajtjet me armë të zjarrit, kishte marr pjesë drejtpërdrejtë në konflikt të armatosur në qytetin Aleppo dhe Qalamoun, ndërsa me datë 18.05.2013 ishte kthyer në Kosovë nga Aeroporti i Stambollit në Aeroportin e Prishtinës. Me këto veprime i pandehuri ka kryer vepër penale, organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 paragrafi 2 i KPK-së.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)