28 Mars 2024

Mustafa: KFOR-i gëzon te qytetarët e Kosovës respekt dhe mbështetje të madhe

Prishtinë, 1 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis M. Scaparrotti.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, integrime euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Kryeministri Mustafa foli edhe për fuqizimin e sektorit të sigurisë, si dhe përgatitjet e bëra për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.

Duke shprehur mirënjohjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të trupave të NATO-s, kryeministri Mustafa theksoi respektin dhe mbështetjen e madhe që KFOR-i gëzon te qytetarët e Kosovës.

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, Gjenerali Curtis M. Scaparrotti, tha se NATO është e përkushtuar në misionin e saj në Kosovë.

Gjenerali Scaparrotti, po ashtu, shprehu vazhdimin e përkrahjes së NATO-s për Kosovën, duke përfshirë edhe trajnimin dhe avancimin e FSK-së si dhe aspekteve tjera që lidhen me sigurinë.

Gjenerali Scaparrotti, ka folur edhe për rëndësinë që stabiliteti i Ballkanit Perëndimor ka për Evropën, dhe po ashtu ka theksuar rëndësinë e progresit në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)