24 Prill 2024

Arrestohen tre të dyshuar për ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’

Prishtinë, 1 korrik - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, në rajonin e Prishtinës ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë ushtruar veprat penale ‘keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘mashtrim’ dhe ‘mashtrim ose dëmtim i kreditorëve apo debitorëve’.

Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë:

V. M.               lindur me 1964                        m/serb

N. B.               lindur me 1952                        f/serbe

A. M.               lindur me 1973                        m/sh/k

Në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura tjera ligjore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)