27 Prill 2024

Ngritet niveli në gatishmëri emergjente në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 30 qershor – Komuna e Prishtinës ka ngritur nivelin gatishmërisë emergjente në nivel të Komunës, për trajtimin e qenve endacakë. Në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë aktivitete të shtuara për trajtimin e qenve endacakë.


Lagjet me te rrezikuara aktualisht janë këto:

Hajvalia

Kalabria

Te Fshati Ndërkombëtar


Qëndresa

Te Lagja afër Medreses

Qendra e qytetit te Fakulteti Filozofik


Ndërkohë, Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi dhe Shefja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, po zhvillojnë takime me përfaqësuesit e KFOR-it, FSK-së, Departamentin e Veterinarisë dhe me Komandantëte e Stacioneve Policore dhe Zonave të Kryeqytetit, për këtë problem.

 

Kërkojmë nga qytetarët që te kenë kujdes të shtuar gjatë ditëve në vijim deri në stabilizim të situatës.


Qytetarët do të informohen me kohë mbi situatën aktuale në Komunën e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)