28 Mars 2024

Prokuroria nuk heton shkeljet e evidentuara nga Auditori

Prishtinë, 30 qershor - Qindra raporte të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, të publikuara vit pas viti, evidentojnë nëpër ministri, komuna, agjenci të pavarura e institucione të tjera publike, keqpërdorime e shkelje të ndryshme ligjore.

Mirëpo, përgjegjësit për ato shkelje e keqpërdorime nuk janë ndjekur nga organet e drejtësisë.

Njohësit e kësaj çështjeje përkundër që i kanë cilësuar raportet voluminoze e me shumë shkelje, kanë thënë se organet ndjekëse është dashur që të ndjekin përgjegjësit dhe t’i vënë ata para drejtësisë. Sipas tyre, raportet janë publike dhe Prokuroria është dashur të merrej me gjetjen që ato i kanë evidentuar, shkruan sot Koha Ditore.

Arsyetimin e Prokurorisë së Shtetit se ato janë shkelje administrative dhe se Auditori duhet ta njoftojë Prokurorinë për veprat penale eventuale, Driton Selmanaj nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus” e ka quajtur justifikim të pabazuar.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)