25 Prill 2024

Lansohet plani i integritetit të MFSK-së

Prishtinë, 30 qershor - Ministria për Forcën e  Sigurisë së Kosovës (MFSK) organizon konferencën “Lansimi i Planit të Integritetit të MFSK-së”.

Hapjen e konferencës do ta bëjë Sekretari i Përgjigjthshëm i MSK-së zoti Shkelzen Syla. Fjalën Hyrëse do ta mbajë Ministri i FSK-së zot Haki Demolli.

Po ashtu fjalim do të mbajë edhe ambasadori i Norvegjisë në Kosovë zoti Jan Braathu dhe zoti Per Age Christensen - Drejtor i Qendres së Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes, në Ministrin e Mbrojtjes të Norvegjisë.                         

 Pas prezantimit do të mbahet edhe sesioni i pyetjeve për të pranishmit.

Plani i integritetit është hartuar si rrjedhojë e zbatimit të projektit “Mbështetje kornizës së integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës,” projekt ky që mbështetet nga Qendra e Integritetit në Sektorin e Mbrojtjes (QISM) e Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)