28 Mars 2024

Policia e Kosovës: Në Gazimestan ishin 1.300 pjesëmarrës

Prishtinë, 28 qershor - Policia e Kosovës lidhur me aktivitetet dhe manifestimet tradicionale religjioze ortodokse të festës së ‘Vidovdanit’ ka ndërmarr me kohë të gjitha veprimet paraprake dhe ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë.

 

Plani operativ policor u realizua me qëllim që gjatë aktiviteteve të mbajtura të arrihen objektivat si në vijim:

Mbajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmëria e ligjit në vend,

Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimeve.

Garantimi i lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.

Kontrollimi dhe rregullimi i nevojshëm i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale,

Përcjellja dhe sigurimi i eskortave, individëve dhe grupeve të veçanta,

Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

Sipas vlerësimeve në teren në këto manifestime morën pjesë prej 1300-1500 pjesëmarrës, të cilët në mënyrë të organizuar kanë marrë pjesë në Graçanicë dhe Gazimestan të rajonit të Prishtinës, për festimet e tyre.

Rreth orës 09:00, manifestimi ka filluar në Graçanicë, ku kanë marrë pjesë rreth 900 pjesëmarrës, përderisa Policia është përkujdesur për mbarëvajtjen e tij pa incidente si dhe duke mundësuar qarkullimin e trafikut duke ri-drejtuar automjetet në rrugë alternative.

Rreth orës 13:00, ka filluar edhe manifestimi tek monumenti i Gazimestanit, ku kanë marrë pjesë prej 1.300 - 1.500 pjesëmarrës, ku edhe në këtë lokacion njësitet policore janë përkujdesur për mbarëvajtjen e manifestimit si dhe rregullimin-orientimin e komunikacionit rrugor.

Gjatë zhvillimit të të gjitha aktiviteteve manifestuese sa i përket aspektit të rendit dhe sigurisë së përgjithshme në mbarëvajtjen e këtyre manifestimeve deri në përfundim të tyre, në këto dy lokacione çdo gjë ka shkuar sipas planit të paraparë operativ dhe nuk është shënuar asnjë incident, përderisa pas përfundimit, rreth orës 13:45 pjesëmarrësit kanë filluar të shpërndahen ngadalë ashtu siç edhe kishin ardhur në mënyrë të qetë.

Vlen të potencohet rreth orës 15:50, nga zyrtarët policor është raportuar se që gjatë kthimit të eskortës e cila ishte në përcjellje të Policisë, në fshatin Lisicë të Mitrovicës në jug është hedhur koktej molotovi, përderisa nuk është raportuar për ndonjë dëm material apo lëndime në njerëz. Njësitet relevante policore kanë dalë në lokacion dhe po hetojnë rastin.

Një informacion tjetër, po ashtu është pranuar se ka pasur gjuajtje me gur në drejtim të një furgoni, i cili nuk ishte në përcjellje të Policisë, përderisa dy persona kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Mitrovicës në veri. Policia e Kosovës edhe në këtë rast është duke ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)