26 Prill 2024

Demolli dhe Rama pritën komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovë

Prishtinë, 28 qershor - Ministri i MFSK-së,  Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (SHBA), gjeneralin Timothy Orr  me bashkëpunëtorë.

Ministri Demolli falënderoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralin Orr, për ndihmën që SHBA-të po japin për Kosovën e në veçanti për FSK-në.
 Me këtë rast ministri vlerësoi lart bashkëpunimin e mirë dhe intensiv të FSK-së me Gardën  Kombëtare të  Ajovës,  e cila  përmes  programit të ‘Partneritetit për Paqe’ po e ndihmon FSK-në në ngritjen profesionale dhe infrastrukturore; si në fushën e trajnimeve, edukimit, donacioneve, programeve të veçanta dhe këshillimeve.

 Më tej  ministri Demolli e njoftoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, me bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe rreth procesit të transformimit të FSK-së.

 Nga ana e tij edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, e falënderoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralin  Timothy Orr, për ndihmën e vazhdueshme të SHBA-së për FSK-në, duke çmuar veçanërisht kontributin e instruktorëve të Gardës Kombëtare në ngritjen profesionale të FSK-së.

 Nder të tjera, ministri Demolli  dhe gjeneral  Rama  biseduan me gjeneralin Orr edhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe për format e reja  të bashkëpunimit  edhe në fushat tjera.
 
Nga ana e tij, komandanti i Gardës Kombëtare gjenerali Timothy Orr, falënderoi ministrin Demolli dhe gjeneralin Rama për pritjen si dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin me FSK-në, duke u shprehur  se ndjehet shumë krenar me këtë bashkëpunim.

Gjenerali Orr premtoi, edhe në të ardhmen, vazhdimin e bashkëpunimit më intensitet  edhe më të madh të Gardës që ai drejton me FSK –në.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, kolonel Ilir Qeriqi-drejtor i Drejtorisë për Sigurim dhe Bashkëpunim i MFSK-së, atasheu ushtarak i SHB-së në Prishtinë- kolonel Anthony Butts, nënkoloneli Michael Wunn-drejtor i Programit të Partneritetit Shtetëror, majori Jodi Marti dhe rreshteri Rachel Fails, koloneli Fadil Hadërgjonaj- këshilltar ushtarak i ministrit, shefi i Kabinetit të Ministrit, Latif Leka dhe ish- atasheu ushtarak i FSK-së në SHBA, gjeneral brigade Xhavit Gashi.  
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)