24 Prill 2024

RrGGK reagon ndaj dhunës në baza gjinore në Kosovë

Prishtinë, 28 qershor - Dhuna në famlje dhe ngacmimet seksuale vazhdojnë të mbesin brengë e shoqërisë kosovare. Gjatë javës që po e lëmë pas u bënë publike edhe dy raste mjaft shqetësuese të dhunës në baza gjinore që u ndodhi dy viktimave gra.

Njëri rast ka të bëjë me një vajzë të mitur 16 vjeçare nga komuniteti Ashkali në Fushë Kosovë, për të cilën ishte raportuar që është keqpërdoruar seksualisht nga një person i gjinisë së kundërt. Rasti tjetër, poashtu shqetësues, ka të bëjë me dhunën fizike që bashkëshorti dhe kunati ushtruan ndaj viktimës grua në komunën e Vushtrisë. Për të dyja rastet, pas intervistimit, kryesit e dhunës janë liruar me procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Raportet e fundit të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) tregojnë se 68% e kosovarëve kanë përjetuar ndonjë formë të dhunës në familje ndërsa 62% e kosovarëve kanë përjtuar ngacmim seksual gjatë jetës së tyre.

RrGGK beson dhe u bënë thirrje institucioneve ligjvënëse në Republikën e Kosovës, që hetimet për këto dhe raste të tjera të dhunës në baza gjinore të vazhdojnë të trajtohen me më seriozitet dhe kujdes të veçantë si në fazën kur raportohet rasti, ashtu edhe gjatë periudhës së hetimeve.

Gjithashtu, duke u mbështetur në legjislacionet e Republikës së Kosovës, RrGGK fuqishëm inkurajon gratë dhe vajzat që të vazhdojnë të raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre. Përkundër faktit që në Kosovë ligjet jo gjithmonë zbatohen, me rritjen e numrit të raportimeve të cilat tashme ekzistojnë, rritet dhe nevoja e përgjegjësia nga ana e institucioneve për të dënuar ato.

Rrjetit i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) është të përkrahë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave anembanë Kosovës, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, religjionin, moshën, nivelin e arsimimit, orientimin seksual apo aftësitë e kufizuara.

RrGGK përmbush misionin e vet përmes këmbimit të përvojave dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe ofrimit të shërbimeve. Si Rrjet i 111 organizatave të grave nga të gjitha grupet etnike në tërë Kosovën, RrGGK avokon në emër të grave kosovare në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)