23 Prill 2024

Siguria në Kosovë vazhdon të mbetet nën mëshirën e rastësisë

Prishtinë, 28 qershor - Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të mbetet nën mëshirën e rastësisë.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se edhe po të kishin kapacitete të plota nuk do të ishin efektive për shkak të qasjes së Qeverisë në këtë fushë.

Kurse, sa i përket vendosjes së përmendores të Car Lazarit në veri, Selimi ka thënë se kjo tregon që Qeveria ia ka lënë atë pjesë Serbisë.

Megjithatë, ai ka deklaruar se car serb nuk do ta ketë gjatë në Mitrovicë sikurse që nuk e kanë pasur përmendoret e carëve të tjerë.

Duke parë përvojën e demarkacionit me Malin e Zi, Selimi ka thënë se demarkacioni me Serbinë nuk duhet t’u mbetet në duar atyre që nuk u dhimbset Kosova dhe toka e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)