25 Prill 2024

Gjykata Speciale gjatë verës do të vazhdojë me rekrutimin e stafit

Prishtinë, 28 qershor - Gjykata Speciale gjatë muajve të verës do të vazhdojë me rekrutimin e stafit të nevojshëm, në mënyrë që në fund të këtij viti apo më së largu në fillim të vitit të ardhshëm t’i ngrejë aktakuzat e para.

Gjykata Speciale gjatë kësaj vere do të kompletohet me gjithë stafin administrativ, me prokurorë e gjyqtarë, në mënyrë që deri në fund të këtij vitit të jetë e gatshme për fillimin e punës dhe shpalljen e aktakuzave të para ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët pretendohet se kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në vend.

Drejtues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë i kanë thënë gazetës “Zëri” se procesi në raport me Dhomat e Veçanta është duke vazhduar dhe nuk ka vonesa.

“Javën e kaluar Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar buxhetin për Dhomat e Veçanta dhe Zyrën e Prokurorit Special dhe një numër i masave logjistike dhe administrative janë ndërmarrë, duke përfshirë këtu shpalljen për disa pozita gjatë muajit maj. Procesi i radhës rekrutues pritet të nisë gjatë kësaj vere”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për gazetën “Zëri”.

Në anën tjetër, analistët politikë në vend thonë se ka pasur vonesa në operacionalizimin e Gjykatës Speciale. /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)