19 Prill 2024

Hoxhaj dhe Hyseni koordinohen për politikën e jashtme

Prishtinë, 24 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, me të cilin kanë diskutuar për koordinimin e politikës së jashtme në fushën e sigurisë.

Me këtë rast ministrat, Hoxhaj dhe Hyseni janë fokusuar në hapat e mëtutjeshëm që, duhet t’i ndërmarrin institucionet e Republikës së Kosovës, për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë me qëllim të bashkëpunimit.

“Jemi pajtuar për një sërë veprimesh të përbashkëta që duhet të ndërmarrin ministritë tona dhe institucionet tjera të Kosovës që të kemi një koordinim sa më të ngushtë dhe të suksesshëm në politikën e jashtme sa i përket fushës së sigurisë”,  ka thënë ministri Hoxhaj pas takimit.

Hoxhaj dhe Hyseni, janë pajtuar për të shtuar angazhimin ndërinstitucional, për të siguruar përkrahjen e shteteve anëtare për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku të dyja palët do të ishin përfituese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)