26 Prill 2024

OSBE vlerëson zbatimin e Kodit të ri të Procedurës Penale të Kosovës

Prishtinë, 1 qershor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë sot një raport që vlerëson zbatimin e Kodit të ri të Procedurës Penale. 

Raporti thekson çështje që lidhen me zbatimin e Kodit të Procedurës Penale në Kosovë që nga hyrja e tij në fuqi më 1 janar 2013 dhe jep rekomandime se si të përmirësohet praktika e sistemit të drejtësisë duke garantuar kështu më fuqishëm të drejtën në gjykim korrekt.   

Ngjarjes do t’i adresohen me fjalë rasti Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, U.D Kryetare e Gjykatës së Apelit, Tonka Berisha, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, dhe Kryesuesi i Odës së Avokatëve, Osman Havolli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)