23 Prill 2024

Procesi i transformimit të FSK-së në FAK do të jetë transparent

Prishtinë, 31 maj - Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK) në ditën e dytë të vizitës në Republikën e Kosovës, qëndruan sot për vizitë zyrtare, udhëheqës dhe studentë të Kolegjit Mbretëror për Studime të Sigurisë me seli në Londër të Mbretërisë së Bashkuar të shoqëruar nga Atasheu i Mbrojtjes i mbretërisë së Bashkuar në  Republikën e Maqedonisë i akredituar për republikën e Kosovës, nënkolonel Richard Perry si dhe përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Takimin e përbashkët të Ministrit  të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, Ministrit të Ministrisë për Punë të Brendshme(MPB), Skënder Hyseni dhe Komandantit të Forcë së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama  me përfaqësuesit dhe studentët e Kolegjit Mbretëror për Studime të Mbrojtjes e hapi gjeneral brigade gëzim Hazrolli, komandant i Komandës së Forcave Tokësore(KFT), njëherit edhe oficer i lartë i FSK-së i cili ka mbaruar këtë Akademi në vitin 2015.

Me këtë rast Ministri i Ministrisë për FSK-së, Haki Demolli i njoftoj oficerët dhe zyrtarët e Kolegjit Mbretëro mbi misionin, strukturën, kapacitetet, aktivitetet dhe planet e Ministrisë për zhvillimin dhe transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Gjithashtu Ministri Demolli i njoftoj të pranishmit mbi marrëdhëniet e FSK-së me vendet e regjionit si dhe me vendet e NATO-s dhe ato që aspirojnë në NATO, duke u ndalur me theks të veçantë në çështjen e planifikimit për implementimin e rekomandimeve të dala nga Rishikimi i Strategjisë së Sektorit të Sigurisë të Kosovës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të pranishmëve, ministri Demolli deklaroj se: Procesi i transformimit të FSK-së në FAK do të jetë plotësisht transparent dhe ne jemi duke punuar  që kjo të ndodhë, në mënyrë që përgatitjet e Forcës për transformim ti implementojmë sipas fazave të parapara. Gjithashtu, Ministri Demolli tha se ashtu si edhe FSK-ja edhe Forca e Armatosur do të jetë Forcë e Kosovës e cila do të jetë në shërbim të popullatës shumicë dhe komuniteteve pakicë e gjithashtu do të ketë përfaqësim gjinor në përputhje me standardet e NATO-s.

Nga ana e tij, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama  u përgjigje në disa çështje për të cilat ushtarakët e Kolegjit i parashtruan, si  për çështje të sigurisë, operacioneve, zhvillimit të trupës së oficerëve, me ç’rast Komandant Rama  i njoftoi ata se për çështje të Sigurisë kemi shkëmbime informacioneve  me partnerët si KFOR-in, dhe institucione tjera vendore e nëpërmjet tyre edhe me vendet fqinje.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama sidomos u ndal të çështja e shkollimit të oficerëve nga radhët e komuniteteve, ku veçoi diplomimin e oficerëve të parë nga komuniteti serb të cilët këtë vit dalin në detyrë si nëntoger, pas një shkollimi katër vjeçar në Akademinë e Mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë takim, një prezantim të shkurtër për gjendjen e sigurisë në vend dhe sfidat dhe kërcënimet e përgjithshme që ballafaqohet Kosova e paraqiti, Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni.

Skender Hyseni, ministër i PM tha se Kosova në këto zhvillime, nuk përbën përjashtim duke folur për masat që ka marrë Qeveria e vendit në drejtim të parandalimit të rekrutimit të qytetarëve të Kosovës për të marrë pjesë në luftërat e huaja, pastaj për migrimin e popullatës vendore drejt perëndimit si dhe refugjatët nga Lindja e Mesme, gjithashtu edhe për trafikimin e lëndëve narkotike e dukuri tjera negative.

Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes në Londër të Britanisë së Madhe është themeluar në vitin 1927 dhe ofron edukim strategjik të oficerëve të Forcave të Armatosura dhe nëpunësve civilë ekuivalente të cilët kanë potencial për të arritur gradat më të larta si dhe ata që punojnë dhe do të punojnë në nivel strategjik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)