24 Prill 2024

Vazhdon diskutimi për mandatin e Misionit të EULEX-it

Prishtinë, 30 maj - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi priti sot në takim Shefin e Operacioneve Civile të  Bashkimit Evropian, Kenneth Dean, Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Gabrielle Meucci.

Në këtë takim, Ministri Kuçi ka qenë i shoqëruar nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Nehat Idrizi dhe nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit nga te dyja anët kanë prezantuar pozicionet e tyre lidhur me të ardhmen e mandatit të EULEX-it në Kosovë.

Takimet e kësaj natyre pritet të vazhdojnë edhe nesër me krerët më të lartë shtetëror. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)