25 Prill 2024

Gjermania e Austria nuk u besojnë dokumenteve kosovare

Prishtinë, 30 maj - Ministria e Punëve të Jashtme është në pritje të konfirmimit për t’u bërë anëtare e 110-të e Konventës së Apostiles, një vulë e standardizuar që duke u vendosur në një dokument nga autoriteti kompetent i një shteti e bën atë të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar konventën.

Por kundërshtime dhe distancim nga implikimet bilaterale që dalin prej konventës tashmë kanë shprehur edhe shtete, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Gjermania, Austria e Polonia kanë përjashtuar veten nga obligimet e ndërsjella edhe nëse Kosova pranohet, me arsyetimin se dokumentet nuk janë të sigurta.

Kundërshti kanë shprehur edhe disa vende të tjera në krye me Serbinë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)