29 Mars 2024

Protesta për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 28 maj - Iniciativa Qytetare për Veprim organizon sot aksion protestues për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre si dhe ndaljen e spastrimit etnik dhe kolonizimit që Serbia po e bën atje.

Ky aksion është hapi i parë i Iniciativës Qytetare për Veprim me qëllim organizimin, sensibilizimin dhe angazhimin qytetar për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në veri.

Iniciativa Qytarare për Veprim është organizim qytetar i cili ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare për angazhim në zgjidhjen e problemeve politike, ekonomike dhe  sociale. Mendojmë që qytetaria aktive është promotori themelor i ndryshimeve të domosdoshme politike dhe shoqërore që duhet të ndodhin në vendin tonë.

Duke parë agresonin politik që shteti i Serbisë po ndërmerrë në veri të Kosovës, duke kolonizuar në tërësi pjesën veriore të qytetit të Mitroivcës, heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe mosveprimin e qeverisë së Kosovës, besojmë që me angazhim dhe presion qytetar do ta detyrojmë BE-në dhe qeverinë e Kosovës që t’i ndalin planet hegjemoniste të Serbisë për shkatërrimin e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)