23 Prill 2024

Shembja e dheut në Korishë mund të jetë fatale për banorët

Prishtinë, 26 maj - Tash e një vit, në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit, shembjet e dheut janë duke rrezikuar qytetarët e këtij fshati. Për këtë çështje, banorët e këtij fshati nuk lanë derë pa trokitur si në institucionet komunale ashtu edhe në ato qendrore, si dhe kanë organizuar peticionin të cilin do ta dorëzojnë në organet kompetente të Komunës së Prizrenit.

Asambleisti i Vetëvendosje!-s në Prizren, Arbër Rexhaj, tha se në pjesën e sipërme te fshatit Korishë javëve të fundit dheu ka përbirë disa objekte, ndërsa ka prekur edhe shtëpitë. 

“Prona dhe sidomos jeta e qytetarëve është në rrezik. Nëse nuk intervenohet brenda një jave, Korisha rrezikon ta pësojë njëjtë si Restelica, madje edhe më keq. Drejtoria e Emergjencës duhet të reagojë menjëherë dukë bërë evakuimin e dy lagjeve të këtij fshati, ashtu që t’i parandalojmë dëmet në njerëz nga një katastrofe të mundshme”, tha ndër të tjera Rexhaj, duke shtuar se Drejtoria e Emergjencave po mundohet me një ekskavator ta sanojë gjendjen, por një gjë e tillë është e pamundur.

Drita Millaku, asambleiste e Lëvizjes në Prizren, i bëri apel Komunës dhe drejtorive përkatëse që të intervenojnë sa më shpejt në këtë fshat.

“Shpëtimi i jetës dhe pronës së qytetarëve është obligim për të gjithë ne, prandaj kërkojmë ndihmën e të gjithëve ashtu që të rritet presioni publik ndaj institucioneve gjegjëse. Nëse nuk intervenohet menjëherë, përgjegjëse për gjendjen atje do të jenë institucionet”, theksoi Millaku.

Lëvizja Vetëvendosje! kërkon nga Komuna e Prizrenit që urgjentisht t’i qaset këtij problemi me seriozitetin më të madh, sepse çdo vonesë mund të jetë fatale për shumë banorë të Korishës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)