26 Prill 2024

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion

Prishtinë, 24 maj - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga nënkryetarja, Selvije Halimi, miratoi Raportin me amendamente për Projektligjin nr. 05/L-087 për Kundërvajtje dhe procedoi për shqyrtim në komisionet tjera sipas kompetencës.

Tutje, Komisioni përkrahu edhe dy raportet me amendamente: Raportin e Komisionit funksional në Projektligjin nr .05/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019,për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe Raportin e Komisionit funksional në Projektligjin nr. 05/L-077 për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve , punëkërkuesve dhe punëdhënësve.


Tutje, Komisioni diskutoi lidhur me intervistimin e kandidateve për drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit,dhe gjithashtu u caktua agjenda e ardhshme e Komisionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)