20 Prill 2024

Dy të dyshuar mbeten në arrest shtëpiak

Prishtinë, me  23 maj - Gjykata e Apelit e Kosovës, ka lenë në fuqi masën e arrestit shtëpiak prej një muaji për të pandehurit A.K. dhe O.K.,  duke e refuzuar  si të pa bazuar ankesën e prokurorisë, kundër  aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren.

Personat në fjalë po dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penal: Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike nga neni 262 i Kodit Penal të Republikës se Kosovës dhe Prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore nga neni 226 i të njëjtit kod.

Gjykata e Apelit konstaton se gjykata e shkallës së parë, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për te cilën po hetohen, e që është kusht qenësor për caktimin e masës se arrestit shtëpiak. Po ashtu kjo gjykatë vlerëson se është vepruar drejtë edhe konform dispozitave tjera të Kodit të Procedurës Penale, të cilat e rregullojnë këtë çështje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)