18 Prill 2024

KMDLNj: Tradhëtari është këtu, mungon Avni Rrustemi!

Prishtinë, 23 maj - Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila ia njeh pronësinë e tokave shoqërore “Apiko dhe Iliria” Kishës ortodokse serbe përkatësisht Manastirit të Deçanit kishte reagime të shumta , që me të drejtë e kundërshtonin këtë vendim aq më parë që Gjykata Supreme e Kosovës e ktheu këtë rast në rishqyrtim te Gjykata Themelore.

Edhe më parë kishte kundërshtime të fuqishme në kundërshtim që këto prona shoqërore , që iu ishin dhënë Manastirit të Deçanit në kohën e Millosheviqit të regjistrohen në kadastër si pronë Manastirit e që i dëmtom shumë qytetarët e Deçanit dhe fshatrave përreth si në aspektin e zhvillimit ekonomik ashtu edhe në kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe shfrytëzimit të pronave të tyre. Nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që u cilësua si vendim politik , drejtpërdrejt apo tërthorazi e pësojnë afërsisht 60.000 banorë të kësaj ane të Kosovës.

KMDLNj edhe më parë pati përkrahur kërkesën e qytetarëve për pronat e kontestuara “Apiko dhe Iliria” duke kërkuar që ato të mbesin prona shoqërore mirëpo vendimi i Gjykatës Kushtetuese e krijon një situatë të re që rëndë e dëmton interesin e qytetarëve sikur që e fut në geto ( izolim) Manastirin e Deçanit dhe personelin e këtij Manastiri. Në një raport të marrëdhënieve të përkeqësuara deri në armiqësi midis qytetarëve dhe personelit të Manastirit të Deçanit , po shkaktohen dëme të mëdha shkaku se Manstiri i Deçanit , me izolimin që e ka shkaktuar vet , e ka të pamundur të punojë në plan afatgjatë. Politika agresive shoveniste e atit Sava Janjiq dhe presioni te ndërkombëtarët e pastaj presioni i ndërkombëtarëve te vendorët bëri që t’i njihet kjo pronësi Manastirit të Deçanit dhe ka qenë përcaktuese që një Gjykatë hibride ( e përzier  , ç’kërkojnë gjykatësit ndërkombëtarë në një gjykatë të një vendi të pavarur dhe sovran!!!!) Kushtetuese aq më parë që në përbërje të kësaj gjykate janë ndërkombëtarët me mandat të dyshimtë dhe të kontestuar dhe të cilët , në disa raste kanë marrë vendime kundërshtuese sikur ai për Demarkacionin dhe Asociacionin të vendosin për një çështje të brendshme të një shteti  sikur ky për Manastirin e Deçanit.

Për KMDLNj – në është i papranueshëm fakti se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të cilin e ka nënshkruar Arta Rama – Hajrizi në cilësinë e kryetares së gjykatës , ka filluar një fushatë linçimi publik ndaj saj  ndonëse ky vendim është vendim i Gjykatës Kushtetuese e jo vendim personal i kryetares , znj . Arta Rama – Hajrizi.
Ky linçim ka shkuar aq larg saqë nga Shoqata e Historianëve “Ali Hadri “ e Deçanit është shpallur si tradhëtare e kombit e që përveç një cilësimi për të cilin Sh. H “Ali Hadri “ nuk është e mandatuar ta bëjë, zonjës Arta Rama – Hajrizi i rrezikohet dhe jeta dhe siguria familjare.

Shoqata e Historianëve “Ali Hadri “ në Deçan ka të drejtë ta kundërshtojë këtë vendim , të kërkojë përgjegjësi për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese , të kërkojë dorëheqjen e kryetares së Gjykatës , të organizojë demostrata në kundërshtim të këtij vendimi , të pamundësojë zbatimin e këtij vendimi , të kërkojë arbitrazh sepse në Kosovë nuk ka tjetër instancë juridike ku do të drejtohej por nuk ka kompetencë dhe nuk ka të drejtë as morale e as materiale  ta shpallë dikend tradhëtar të kombit për një vendim që nuk është vendim individual por vendimi i një Gjykate që është autoritet suprem dhe i pakundërshtueshëm i interpretimit të Kushtetutës së Kosovës.

KMDLNj përkrah të gjitha kërkesat e Shoqatës së Historianëve “ Ali Hadri” dhe qytetarëve të Deçanit që kanë të bëjnë me shpronësimin arbitrar të pronave shoqërore “Apiko dhe Iliria” mirëpo është kundër linçimit publik dhe kërcënimit ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, znj Arta Rama – Hajrizi.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)