25 Prill 2024

Kushtetuesja gardiane e rendit kushtetues në Kosovë

Prishtinë, 6 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, me të cilën bisedoi për të arriturat e Gjykatës Kushtetuese.


Presidenti Thaçi tha se Gjykata Kushtetuese është gardiane e rendit kushtetues në Republikën e Kosovës dhe shprehu mirënjohje për punën e suksesshme të këtij institucioni.


“Ju inkurajoj të punoni edhe më tutje për forcimin e integritetit dhe ruajtjen e paanshmërisë së institucionit, duke rritur vazhdimisht besimin në të”, theksoi presidenti Thaçi, i cili shtoi se Gjykata Kushtetuese është shembull për institucionet e tjera për nivelin e saj të profesionalizmit.

Ndërkaq, kryetarja Rama-Hajrizi tregoi për punën e vazhdueshme në konsolidimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për sfidat e saj, duke theksuar përkushtimin dhe gatishmërinë që institucioni që ajo drejton të vazhdojë të kujdeset për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kushtetutshmërisë në vend.

Presidenti Thaçi garantoi se do të vazhdohet bashkëpunimi, në kuadër të kompetencave të të dy institucioneve dhe rikonfirmoi mbështetjen e tij për Gjykatën Kushtetuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)