18 Prill 2024

KE kërkon plan për zgjidhjen e lëndëve doganore në gjykata

Prishtinë, 6 maj - Komisioni Evropian, u ka adresuar së fundi autoriteteve kosovare shqetësimet rreth lëndëve në pritje të rasteve, të ndërlidhura me doganat dhe taksat në Divizionin Fiskal të Gjykatës Themelore.

Pas listës së rasteve të dënuara për korrupsion, Komisioni Evropian u ka kërkuar autoriteteve në Prishtinë të adresojnë më shpejt volumin e rasteve në pritje të kontesteve të ndërlidhura me doganat dhe taksat. Por, aktualisht kjo gjë duket e vështirë për t’u ndryshuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kreu i  kësaj gjykate, Hamdi Ibrahimi i ka thënë Radio Kosovës  se për  t’i gjetur një zgjidhje këtij problemi është themeluar Divizioni Fiskal.

Por, Komisioni Evropian u ka kërkuar autoriteteve kosovare edhe  përpilimin e një plan të detajuar, për zgjidhjen e rasteve të pazgjidhura dhe zgjidhjen efikase të rasteve aktuale. Edhe kjo duket se do t’u merr kohë autoriteteve kosovare.

Hamdi Ibrahimi thotë se për t’u marrë me numrin e lëndëve që lidhen me doganat dhe taksat do të duhet të shtojnë numrin  gjykatësve.

Megjithatë  ky shqetësim i ngritur  nga Komisionit Evropian nuk është konfirmuar të jetë shqyrtuar tutje në kabinetin e kryeministrit, Isa Mustafa.

Këshilltari për ekonomi i kryeministrit, Sokol Havolli  ka thënë se nuk ka informacion për shqetësimet e ngritura të Komisionit Evropian  dhe as takimin.

Përgjigje më shumë nuk kanë dhënë as në  Ministrinë e Financave. Ndërkohë që as Doganat nuk kanë pasur informacione për lëndët e deponuar në gjykatë, zgjidhja më e shpejt e së cilave është kërkuar nga Komisioni Evropian.

Një luftë e fortë kundër ekonomisë joformale është  theksuar të jetë si kyçe për zhvillimin e ekonomik të vendit. Po ashtu Komisioni Evropian u ka kërkuar zyrtarëve në Kosovë të miratojnë kornizën e nevojshme ligjore  për reformat fiskale.

Dialogu për Procesin e Stabilizim Asocimit është një kornizë ku Bashkimi Evropian dhe autoritet kosovare  koordinojnë takimet ndërsektoriale  për çështjet teknike dhe politike,monitorojnë  dhe përcjellin  rezultatet e Kosovës në reformat kërkuara.

Në kuadër të MSA-së, takimi i Dialogut për MSA pritet të zëvendësohet me nën-Komisionet për Stabilizim dhe Asociim.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)