20 Prill 2024

Zjarrfikësit shënojnë ditën ndërkombëtare në gjendje të vështirë

Prishtinë, 4 maj - Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, organizon sot konferencë për shtyp me ç\'rast bënë publike, gjendjen e krijuar e cila është mjaft e vështirë te pa definuar dhe te pa përballuar të zjarrfikësve.

Konferenca organizohet me rastin e 4 majit ditës ndërkombëtare te zjarrfikjes dhe shpëtimit, ditë e cila shërbimin e zjarrfikësve në Kosovë, e gjen në një situatë te pa lakmueshme një gjendje absurde sa i përket organizimit, menaxhimit dhe përgatitjeve në aspektin teknik,  mos aplikimin a masave për mbrojtje dhe siguri ne punë mos përkujdesja institucionale karshi këtij shërbimi emergjent, ku lirisht mund te themi se asgjë nuk funksionon dhe askush nuk merr përgjegjësin si menaxhues te këtij shërbimi.

\"Në ketë konferencë për shtyp do te bëjmë publike qëndrimet tona dhe hapat tjerë te mëtutjeshëm te cilat do ti ndërmerr Sindikata si reagim për mos vullnetin politik të Qeveris sonë, për mos plotësimin e kërkesave tona te drejta dhe ligjore, dhe injorimin qe vazhdimisht i behet këtij shërbimi emergjent nga institucionet tona\", ka thënë Muharrem beka Kryetari i Sindikatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)