29 Mars 2024

Arrestimi i ish ushtarëve të UÇK – së, legjitimim i krimeve të Serbisë!

Prishtinë, 3 maj - Kohë më parë në Zvicër janë arrestuar dy ish ushtarë të UÇK – së me kërkesën e Serbisë drejtuar Interpolit.

Autoritet zvicerane janë para vendimit , gjithashtu me kërkesë të Serbisë t’i ekstradojë të arrestuarit në Serbi gjë që është e kundërligjshme dhe jonormale aq më parë që lufta nuk ishte bërë në territorin e Serbisë kurse gjykatat serbe ,

si një shtet tjetër dhe i disponuar armiqësisht ndaj Kosovës nuk kanë jurisdikcion mbi veprat  eventuale të kryera në Kosovë. Këtë jurisdikcion e ka pasur vetëm Tribunali i Hagës kurse gjykatat në Serbi nuk kanë mandat ndërkombëtar kështu që autoritetet zvicerane , me ekstradimin eventual të shtetasve të Kosovës në Serbi i marrin pasojat e mundshme për fatin e të arrestuarve sepse , në rrethanat aktuale as që mund të flitet për një gjykim të drejtë dhe të pandikuar politikisht nëse e kemi parasysh qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës të cilën nuk e pranon si shtet kurse UÇK – në e trajton si organizatë terroriste.

Autoritetet zvicerane , nëse vendosin që të arrestuarit t’i ekstradojnë , duhet t’ua dorëzojnë autoriteteve kosovare. Me arrestimin e ish ushtarëve, drejtuesve të UÇK –së dhe politikanëve që kanë qenë pjesë e UÇK – së , me kërkesën e Serbisë , shtetet që po e bëjnë arrestimin po i amnistojnë krimet e Serbisë në Kosovë dhe po i zbatojnë standardet e dyfishta , po kërkojnë arrestimin e shqiptarëve të dyshuar për krime lufte kurse po këmbëngulin në lirimin e serbëve të dyshuar për krime lufte siç ishte rasti i gjeneralit Bojoviq i cili kishte përgjegjësi të lartë komanduese , politike dhe ushtarake dhe të cilin autoritetet kosovare , pas ndërhyrjes së Serbisë dhe ndërkombëtarëve u detyruan ta lirojnë.

Ndërkombëtarët është dashur ta detyrojnë Serbinë që ata policë , paramilitarë dhe ushtarë serbë që kanë kryer krime lufte në Kosovë  , t’u dorëzohen autoriteteve kosovare e jo siç janë duke vepruar deri më tani . Pa ballafaqim ligjor  me ata që kanë kryer krime lufte , pavarësisht përkatësisë etnike , nuk mund të ketë stabilizim të situatës dhe përafrim të popujve e lëre më pajtim i cili , mbështetur në rrethana aktuale del të jetë mision i pamundur. KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon drejtësi për viktimat të cilët nuk i ndanë në baza etnike dhe përgjegjësi për planifikuesit , udhëheqësit dhe zbatuesit e krimeve gjithashtu duke mos i ndarë në baza etnike!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)