23 Prill 2024

Mbrojtja e dëshmitarëve, sfidë në zbatimin praktik të legjislacionit

Prishtinë, 29 prill - Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Policinë e Kosovës si dhe me mbështetjen e projektit të BE-së WINPRO III të implementuar nga NI*CO, ka organizuar tryezën e rrumbullakët me temë: “Mbrojtja e Dëshmitarëve - Sfidat në zbatimin praktik të legjislacionit”. 

Qëllimi i tryezës ishte diskutimi mbi sfidat, problemet dhe praktikat aktuale në Programin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe rolin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë në zbatimin e këtij programi.

Në fjalën hyrëse U.D. Drejtori i IGJK-së z. Besim Morina, U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale z. Reshat Millaku dhe Sam Black ekspert nga projekti WNIPRO III theksuan rëndësinë e kësaj tryeze e cila synon të shërbej si forum ku do të evidentohen problemet dhe propozohen zgjidhje për eliminimin e paqartësive sa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve e në veçanti futjen e dëshmitarëve në Programin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

Në prezantimet e tyre, Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit z. Lulzim Sylejmani dhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve z. Skënder Rrahmani prezantuan për situatën aktuale mbi dëshmitarët në kuadër të Programit mbi Mbrojtjen e Dëshmitarëve. U theksua se Drejtoria për Mbrojtjen e Dëshmitarëve është plotësisht funksionale dhe posedon teknologjinë e fundit në zbatim të programit, dhe mund të aplikohen të gjitha masat e parapara me ligj.

Pjesëmarrësit në tryezë vlerësuan kapacitetet e Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe theksuan se ky program është tejet i rëndësishëm për luftimin e veprave të rënda penale.

Ndër sfidat kryesore që u diskutuan në këtë tryezë ishte krijimi i besimit të dëshmitarëve për këtë program.

Në këtë aspekt pjesëmarrësit u zotuan që do të angazhohen brenda kompetencave të tyre të kontribuojnë në prezantimin e duhur të këtij programi për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Në veçanti, kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët u zotuan në inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për paraqitjen e kërkesave për futjen në program të dëshmitarëve.

Në fund të tryezës u nxorën konkluzione dhe rekomandime për mbrojtjen e dëshmitarëve në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët, Policia e Kosovës, dhe Shërbimi Korrektues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)