20 Prill 2024

Nesër protestë para Pallatit të Drejtësisë

Prishtinë, 14 shkurt -  Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Judikaturës, Asllan Rusinovci, ka bërë me dije se nesër (e hënë) do të protestojnë te Pallati i Drejtësisë për shkak të mungesës së kushteve të punës, transportit dhe oksigjenit në këtë pallat.

“Ende nuk e kemi përcaktuara kohëzgjatjen, por të hënën do ta kemi një protestë në Pallatin e Drejtësisë dhe me gjasë do të fillojë nga orën 11:00”, ka deklaruar Rusinovci për “kallxo.com”.

Ditë më parë, edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, si njëri nga më të zëshmit për këtë proces, kishte paralajmëruar se nga java e ardhshme mund të ketë shkurtim të orarit të punës, por nuk përjashtoi as bojkotimin e punës nga stafi i kësaj gjykate.

Mungesa e oksigjenit në Pallatin e Drejtësisë ishte arsyeja që edhe Gjykata Supreme e Kosovës ditë më parë kishte lëshuar një komunikatë në të cilën ka shprehur shqetësimin e punonjësve të saj për këtë problem kritik në këtë objekt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)