20 Prill 2024

Partia e presidentit rumun paraqiti projekt për bashkim me Moldavinë

Bukuresht, 13 shkurt - Partia nacional-liberale, lider i së cilës deri në zgjedhjen e tij për president qe, Kllaus Johanis, paraqiti një projekt, i cili ka për qëllim bashkimin me Moldavinë.

Dokumenti i quajtur  “Moldavia-prioritet i politikës të Rumanisë” është në përkrahje të synimeve integruese evropiane të Moldavisë. Në tekstin e iniciativës janë vënë në dukje hapat për bashkimin e ekonomive, politikave sociale, infrastrukturës, sistemit të arsimit, hapësirën e medieve dhe sfera të tjera të të dyja vendeve.

Propozohet po kështu të krijohen dhe struktura të përbashkëta kufitare, policore dhe të xhandarmërisë. Në Moldavi ideja për bashkimin me Rumaninë përkrahet prej 21% nga banuesit, derisa në Rumani përkrahësit e saj janë pothuajse 68% nga qytetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)