25 Prill 2024

VV dërgon në Antikorrupsion Kryetarin Haki Rugova

Prishtinë, 12 shkurt - Sot Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Istog, ka dorëzuar në Agjensionin Antikorrupsion një lëndë që e kishte paralajmëruar dje për Komunën e Istogut.

Rasti i iniciuar në AKK ka të bëjë me keqpërdorimet e Kryetarit të Komunës, Haki Rugova, përkatësisht kompanisë ku ai është aksionar, me projektin e memorialit ‘Ibrahim Rugova’.

Në këtë projekt janë të përfshira kompania e Kryetarit Rugova dhe kompania e anëtarit të Kuvendit Komunal të Istogut nga radhët e LDK-së, Hajrush Shoshi.

Shkeljet sipas Vetëvendosjes kanë të bëjë me transaksione financiare në formë antiligjore, keqpërdorim të pozitës zyrtare, konflikt interesi të të dy zyrtarëve të lartcekur dhe shkelje të parimeve bazë për transparencë dhe pëgjegjësi.

\"Ky rast e shpërfaq më së miri logjiken dhe praktiken e qeverisjes së LDK-së, që as në të tilla raste, qëllimi nuk është respekti për figura të caktuara, por tenderët nga të cilët përfitojnë kompanitë e pushtetarëve dhe familjarëve të tyre\", thekson VV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)