18 Prill 2024

Ministri Hyseni përfundon vizitën në SHBA

Washington, 12 shkurt - Në përfundim të vizitës së tij në Washington, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Departamentit për Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtarë të “George Washington University”.

Duke trajtuar temën e migracionit në përgjithësi, e në veçanti atij nga Siria dhe Iraku, ministri Hyseni është përqendruar kryesisht në implikimet që ka kjo krizë për sigurinë në Evropën Juglindore, sidomos në Kosovë.

Ministri Hyseni me këtë rast i është përgjigjur interesimit të madh të pranishmëve rreth perspektivës së zgjidhjes së krizës së refugjatëve nga Siria.

Në veçanti, kishte interesim të fokusuar në përpjekjet që Kosova po bën për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Në audiencë kishte personalitete të shquara që janë marrë me Kosovën në të kaluarën e afërt dhe kjo prani e bëri debatin edhe më dinamik dhe interaktiv.

Kjo ligjëratë shënon edhe fundin e vizitës zyrtare të punës që ministri Hyseni pati në Washington D.C., duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe duke bashkërenduar veprimet në rrafshe të ndryshme të bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.

Krejt kjo pritet të rezultojë në projekte konkrete dhe marrëveshje tjera të bashkëpunimit në të ardhmen në kuadër të partneritet strategjik Kosovë-SHBA.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)